SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE BASHKIMI

Të nderuar bashkatdhetarë, mirë se vini në faqen e „Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi“Ostermundigen, Bern. Përmes faqes tonë ne synojmë që të mbajmë kontaktin sa më afërt bashkatdhetarëve në kantonin e Bernit, e gjerë. Qëllimi i faqes tonë është që të ju informojmë lidhur me aktivitetin e shoqatës, të jemi një urë lidhëse, një pikë takimi për ju, të ruajmë kështu së bashku gjuhën, kulturën e traditen tonë të lashtë.

Përmes faqes tonë do të informoheni për shumë ngjarje, për anëtarësinë, kryesinë, komisionet, mbi statusin dhe rregulloren e shoqatës.

Këtu do të gjeni shumë fotografi dhe video gjatë manifestimeve të ndryshme, siq janë Festa e Flamurit, Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Ditën e Mësuesve, 7 Marsin, po ashtu  dhe 8 Marsi Ditës së Gruas. Festat e qershorit ku vend të veqant zënë Festa e Abetares, dita e clirimit të Kosovës si dhe përvjetori i Lidhjes së Prizrenit. Poashtu mbajmë kontakte te ngushta me Institucionet Komunale dhe Kantonale si dhe bashkpunim të ngusht me Ambasadat tona në Bern.

KLIKO BUTONIN PëR FOTO GALERINë

Bashkëpunimi i Shoqatës me Shkollën Shqipe në Ostermundigen është shumë i ngushtë. Ne çdo manifestim merr pjesë edhe Shkolla Shqipe.

Përmes faqes sonë do të mund të plotësoni formularin dhe dërgoni atë për anëtaresim, mund të përdorni Online Banking përmes IBAN nr. për pagesë.

Të gjitha të dhënat e nevojshme për të lidhur kontaktin me shoqatën, si dhe rëndësi shumë të veqant ju ofrojmë Fëmijëve të Bashkëatdhetarëve tanë që të shtrojnë pyetje për lëndën e Matematikës, përmes së cilës kuadro të kualifikuarë të Shoqatës ju përgjigjen për këtë temë shumë me rëndësi.

Sponzorët kanë rol shumë të rëndësishëm pa të cilët funksionimi i Shoqatës do të ishte shumë më i veshtirë.

Përmes nyjeve do të ju dergojmë tek faqe të tjera informative për ju, lidhjet tek faqet e qeverise së Kosovës, të Shqipërisë, portalet informative dhe shumë e shumë te tjera.

Formimi i Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi erdhi nga organizimi i bashkeatdhëtarëve në Ostermundigenit. Ideja ka qenë bashkëpunimi i ngushtë me Organet Komunale të Ostermundigenit.

Takimi i parë ishte 09.09.2009 ndërsa me 11.09.2009 u mbajtë Kuvendi i parë dhe u themelua Shoqata. Pjesëmarrësit ne Kuvendin e pare ishin :

Nazmi Haziri, Refik Mehmeti, Asan Jashari, Remzi Reka, Hajri Poniku, Lami Istogu, Hajdar Sadrija, Mark Prenkaj, Blerim Tahiri, Sead Surdulli, Besim Krasniqi, Is Bërisha, Irfan Sadiki, Faton Tafallari, Qail Tafallari, Naim Osmani, Kadri Cakiqi, Kadri Tali, Xhevdet Gashi, Arben Pajaziti, Hajdin Berisha.

Me kete rast u zgjodhen 

Kryetar: Asan Jashari

Sekretari: Hajdar Sadria

Arketari: Refik Mehmeti

Shijoni shfletimet ne faqen tone dhe kethehuni perseri qe te informoheni mbi te rejat e shoqates…

Kliko butonin për AKTIVITETET e fundit

THUANI JO ASIMILIMIT, ANËTARËSOHU NË SHOQATËN "BASHKIMI"

Duke u anëtarësuar në shoqatë ju jepni kontributin tuaj direkt në misionin e Shoqatës, ruajtjen dhe kultivimin e traditës tonë të pasur, ju kontribuoni në integrimin tuaj dhe të fëmijeve tuaj, duke ruajtur gjuhën dhe identitetin kombëtar.

Anëtarisimi në shoqatën Bashkimi për një vit kalendarik është CHF 60.–

Si Anëtar/e i/e shoqatës Bashkimi gëzoni këto të drejta:
– Pjesëmarrja në kuvend, zgjedhjet;
– Hyrja falas në të gjitha aktivitetet;
– Kurse falas në valle, këngë, sport;
 – Informim mbi aktivitetet.

Të nderuar bashëkatdhetarë, anëtarisimi në Shoqatën Bashkim për një vit ka koston prej 60 sfr. Kjo vlenë për një qift dhe për femijët deri në moshen 16 vjeqare. Ndërsa personat mbi moshën 16 vjeqe bëjne pagesen personale, prej 50 sfr. 

Për pagesat përmes e-Banking ju lutemi përdorni informacionet si më poshtë:

Shoqata Kulturore Bashkimi Bern
Postfach 443
3072 Ostermundigen
ALBANISCHER KULTURVEREIN 
LLOGARIA BANKARE: IBAN CH79 0900 0000 6043 1027 6

    Shkollimi (Profesioni)